Pas reshjeve të dendura të shiut, e premtja dhe e shtuna parashikohen me diell. Në një lidhje direkte me “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” bën të ditur se dita e diel pritet të jetë me ndryshime të mëdha.

Ajo tha se do ketë reshje shiu të konsiderueshme dhe ulje të ndjeshme temperaturash, nga 21 gradë celsius, në 16 gradë celsius. Porja shton në fund, se pas të dielës kthehen ditët me diell e mot të kthjellët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb