Në futboll numrat shpesh thonë të vërtetën, numrat thonë se një pjesë e mirë e objektivit titull në Serie A luhet sot, luhet në sfidën Napoli-Inter. Zikaltërit kapen fort pas avantazhit minimal, një pikë plus në raport me Napolin, por kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar, atë kundër Bologna. Inzaghi është i qartë se kjo sfidë nuk duhet humbur për asgjë në botë, por përpara kanë një pengesë shumë të madhe, për më tepër tani që Spalletti ka rikuperuar disa pjesë të rëndësishme.

Napoli-Inter është një sfidë që premton shumë, një ndeshje plot emocione pasi edhe blutë janë të qartë se nëse dëshirojnë të kthehen favorit për titullin kampion duhet fillimisht të mposhtin Inter. Dyshja Dzeko-Martinez do të kenë përballë Koulibaly, një arsye e fortë që Spalletti të buzëqesh, rikthimi i Koulibaly i jep më shumë garanci në mbrojtje. Një “hall” me vetë për Inzaghi do të jetë Osihmen, rikthimi i tij e bën dhe më të fortë Napolin, kjo nuk ka asnjë dyshim.

Napoli Inter
Napoli Inter

Ky pritet të jetë dhe formacioni që dy trajnerët do të hedhin nga minuta e parë
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb