Janë luajtur ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku nuk ka pasur asnjë surprizë. Takimi më interesant është luajtur në “Niko Dovana”, ku Teuta priste Vllaznisë pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë. Rezultati favorizonte vendësit, por bregdetarët nuk i kanë lënë asgjë rastësisë, duke përfituar dhe nga fakti që shkodranët mbeten me 10 vetë nw fillimin e piesës së dytë dhe fituar këtë përballje me shifrat 1-0. “Djemtë e Detit” kualifikohen në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Tirana, e cila kishte trimfuar 5-1 në “Selman Stërmasi”, ka luksin për të bërë një rotacion të gjerë, të cilin Egbo nuk e lë pas dore duke lënë pushim lojtarët që kanë përballuar pjesën më të madhe të sezonit. Përfitojnë lezhjanët nga kjo, që shënojnë me Gjorgjeviç, i cili realizon një gol mjaft të bukur. Megjithatë në kohën shtesë Ernest Muci do të shënojë duke bërë që me rezultatin e përgjithshëm 6-2, kryeqytetasit tw kalojnë më tej.

Kukësi fiton dhe në ndeshjen e dytë me Apoloninë, pasi kishin triumfuar në Fier me shifrat 2-1. Verilindorët udhëheqin deri në 3-0, përpara se miqtë të ngushtojnë me Gjatën pas goditjes nga pika e bardhë e penalltisë.

Tashmë pritet vetëm çerekfinalistja e dytë, që do të dalë nga ndeshja Skënderbeu-Bylis, që do të nisë në këtë çaste.

Besëlidhja – Tirana 1-0 (1-5)
Kukësi – Apolonia 3-1 (2-1)
Teuta – Vllaznia 1-0 (2-2)
Skënderbeu-Bylis 19:30 (0-1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb