Manchester City dhe Totenham Hotspurs luajnë sot në ndeshjen e parë të tyre sezonale, por në fushë mungon Harry Kane.

Momentalisht bomber është lojtar i Totenham, por Manchester City e kërkon me ngul aq sa është gati të paguajë deri në 150 milion euro.

Gjithsesi Kane ka bojkotuar njëherë stërvitjen tek Totenham, teksa trajneri Nuno Espirito Santo zbulon se është rikthyer por nuk e di se çfarë do të bëjë më tej.

“Ai duhet të punojë [në palestrën e tij pasi të kthehet vonë nga pushimet e tij. Ai duhet të vazhdojë të punojë derisa të jetë gati për të ndihmuar ekipin. Ai nuk ka nevojë për shumë seanca. Ai duhet të jetë i aftë. Punoi në mëngjes. Nuk e di se çfarë do të bëjë tani.”- tha tekniku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb