Chelsea dhe Villareal do të përballen sot në Superkupën e Europës. Dy ekipet të cilat sezonin e kaluar u kurorëzuan me trofe do të tentojnë të fillojnë sezonin e ri me ‘këmbën’ e mbarë.

Londinezët vijnë entuziastë pas fitores së Champions League, i dyti në histori teksa së fundmi kanë transferuar edhe Lukakun për shifrën rekord të 115 milion eurove.

Por belgu është prurja e vetme tek Chelsea teksa edhe tek Villareal nuk duhet të ketë ndryshime.
Ndeshja do të luhet në Belfast të Irlandës Veriore në një stadium modest prej 18 mijë e 500 tifozësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb