Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca i ndodhur sot në një aktivitet në qytetin e Vlorës ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike, ku maxhoranca ka votuar në komisione ndryshimet kushtetuese që hapin pjesërisht listat dhe nuk lejojnë koalicionet parazgjedhore.

I pari i diplomacisë europiane në vend, dhe një nga negociatorët e marrëveshjes së 5 qershorit, kërkon që të votohet në Kuvend pikërisht kjo marrëveshje. Ai thotë se marrëveshja është kusht pa të cilin Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërkombëtare
“Siç e dini BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit, ai është një proçes gjithëpërfshirës, kjo marrëveshje të miratohet shumë shpejt. Ne ftojmë parlamentin ta pranojë. Reforma zgjedhore është kusht kyç për hyrjen në BE, kusht pa të cilin Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërkombëtare, ky si kusht duhet të përmbushet plotësisht. Ndërkohë që sa i përket ndryshimeve të kushtetutës, do të thoja që orientimet e këshillit të Venecias dhe OSBE, kërkojnë që të bëhen konsultimet e duhura, ne e njohim parlamentin, ne inkurajojmë të gjitha palët të vazhdojnë dialogun, bashkëpunimin me të njëjtin mekanizëm gjithëpërfshirës ashtu si në 5 qershor”,- tha Soreca nga Vlora

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb