Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique në një prononcim për “Mediaset Premium” ka pranuar se skuadra tij nuk e meritonte te kualifikohej në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe se Juventus e meritoi plotësisht kualifikimin. Katalanasit barazuan pa gola në “Camp Nou” dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë në Torino kishin humbur 3-0.
“Ky është futbolli. Ne deshëm të impononim ritëm të shpejtë të lojës me shumë goditje në portë, por sonte (e mërkurë) na mungoi mprehtësia në fazën e sulmit. Ishte një ndeshje e mirë ndërmjet dy skuadrave të mëdha. Unë ia heq kapelën Juventusit. A mund të arrijnë në finale? Ata kanë një trajner të shkëlqyer, lojtarë të shkëlqyer dhe kanë gjithçka që u nevojitet për të fituar Champions League. Duke e thënë këtë, të mos harrojmë se janë edhe skuadrat tjera që janë në nivel të njëjtë me Juventus”, ka deklaruar Enrique.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: