Trajneri i Barcelonës Luis Enrique rrëfeu se do ta shohë ndeshjen Atletico-Real Madrid vetëm nëse ekipi i tij fiton ndeshjes e javës.

Në konferencën e sotme të shtypit trajneri spanjoll u shpreh i painteresuar për derbin e shumëpritur mes skuadrave madrilene.

Enrique tha se e gjithë vëmendja e tij ishte e përqëndruar tek ndeshja që Barcelona ka përballë Malagës.

I pyetur nga gazetaret se çfarë ai mendon për supersfidën e javës Luis Enrique u përgjigj prerë: “Nëse fitojmë do ta shoh ndeshjen dhe do më pëlqente të humbnin të dy”.

Ndërsa për progresin e Andres Iniestas me rikuperimin e tij, tekniku i blaugranëve theksoi se nuk dëshironte t’i bënte presion lojtarëve që të rikuperoheshin më shpejt pasi kjo mund t’i sillte dëmtime të mëvonshme.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: