Luis Enrique humbjen e Barcelonës ndaj Juventus 3-0 e ka cilësuar të njëjtë me atë kundër PSG me rezultatin 4-0. Paulo Dybala shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Giorgio Chiellini një herë në të dytën.

“Ishte një pjesë e parë e vështirë, e njëjtë me atë në Paris. Në pjesë e dytë luajtëm shumë më mirë. Nëse humbet pjesën e parë, natyrisht që do të kesh probleme më pas. Është hera e dytë që na ndodh kjo. Është e vështirë të mendojnë për një remuntada (rikthim). Duhet të luajmë sikurse në pjesën e dytë dhe do ta shohim pastaj nëse do të ndodhë përmbysja. Për këtë humbje nuk duhet të fajësohet vetëm një lojtar, por i gjithë ekipi”, ka thënë Enrique.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb