E ardhmja e Luis Enriques është akoma në dyshim. Trajneri i njohur shihej si personi i duhet për të dërguar Spanjën drejt arritjeve të mëdha, por gjërat morën kah tjetër pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Sipas Sport, tekniku i njohur do të marrë disa ditë kohë për të vlerësuar situatën, e për të dalë më pas në një konkluzion.

Në Spanjë tashmë kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin. Emri i parë në listë është ai i Marcelinos, “timonieri” i njohur ky që ka drejtuar skuadra si Bilbao dhe Valencia.

Tjetër profil që po merret në konsideratë është ai i Roberto Martinez, me këtë të fundit që para pak ditësh u largua nga Belgjika. Emri i fundit në listë është ai i Luis De La Fuente, trajneri aktual i U21 të Spanjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: