Ndeshja miqësore Spanjë-Shqipëri, e planifikuar për t’u luajtur në stadiumin e Espanyol më 26 mars në orën 19:45 është e rëndësishme edhe për trajnerin Luis Enrique. Për teknikun spanjoll nis viti i fundit që është në kontratë, pasi i përfundon kontrata me përfundimin e Botërorit.

Në federatën spanjolle nuk po nxitojnë për rinovimin, kjo edhe për faktin se nuk e shohin vetëm Kupën e Botës si më të rëndësishëm, por ciklin dhe rinovimin e kombëtares për të ardhmen.

Dhe ky cikël nis që nga ndeshja miqësore me Shqipërinë, në dukje e lehtë dhe thjesht një test, por e rëndësishme për të ardhmen e furisë së kuqe dhe sidomos vetë trajnerit Enrique.

Tekniku asturian ka vlerësuar Shqipërinë dhe në filozofinë e tij nuk ka asnjë ndeshje të lehtë dhe publiku kërkon gjithnjë fitore, për më tepër që ndeshja luhet në Spanjë. Nga ana tjetër, një ndalesë e mundshme kundër kuqezinjve të Edy Rejas do të hidhte dyshime të forta për të ardhmen e Luis Enriques në krye të kombëtares spanjolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb