Luis Suarez ka fituar prej kohësh statusin e të paprekshmit tek Barcelona, një pyke fikse në skemat e çdo trajneri, por uruguaiani tashmë është 31 vjeç dhe klubi duhet të mendojë për pasuesin e tij. Për t’ia bërë gjërat me të lehta Barçës mendon vetë Suarez i cili i ka rrëfyer të përditshmen spanjolle Mundo Deportivo listën me “bomberat” që shihen si pasues të denjë të numrit 9.

I preferuari i trajnerit Valverde është Harry Kane, qendërsulmuesi i Tottenham, i cili gjithashtu pëlqehet shumë dhe nga Real Madrid. Kartoni i britanikut kushton 200 milion euro, një shumë e cila sigurisht është një pengesë e madhe. Pas Kane, bomberat e preferuar janë Timo Werner i Laipzig, Kasper Dolberg i Ajax por dhe Mauro Icardi. Kapiteni i Interit është rritur pikërisht në akademinë e Barcelonës, e njeh mirë ambientin, por ti rrëmbesh zikaltërve Icardin në këto momente duket shumë e vështirë.

Mes emrave të lakuar në shtëpinë e Barçës është edhe Piatek, sulmuesi i Xhenovas, një talent i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme. Të gjithë janë emra të rëndësishëm, sulmues me shumë peshë, por të zëvendësosh Suarezin tek Barcelona nuk është aspak e lehtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb