Jehona e personazhit të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka shkuar deri në derbin e Milanos. Në “San Siro”, ku u luajt mbrëmë derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit, është shfaqur portreti i tij. (1-0).
Ejlli nuk ka ngurruar ta shprehë dashurinë që ka për Vllazninë edhe brenda emisionit, sikurse bëri deklaratën “virale” pasi zyrtarizoi lidhjen (puthjen) me Kiara Tito: “Tani mbyllet merkatoja e Vllaznisë, me përforcimin më të bujshëm, Kiarën….”
#LuizEjlli #bbvipal poster present at San Siro 😂😂🤦♂️ pic.twitter.com/Y5WcH5EEih
— noel 🇦🇱 (@noelfut) February 6, 2023
Fansat e Luizit duket se jetojnë edhe jashtë vendit, si në Itali, ku njëri syresh, nga shkallët e “San Siro” ka shpalosur një banderolë me foton e shkodranit. Me siguri bëhet fjalë për ndonjë shqiptar me banim e punë në Itali, i cili ka dashur ta përcjellë jehonën e banorit më të komentuar të BBV Albania 2 deri në mitikun e futbollit të Serie A, “San Siro”.
(BalkanWeb)