Luiza Gega po kalon një vit fantastik, kampionia e Evropës është një formë të shkëlqyer, këtë e vërtetoi sërish edhe në Maratonën e Tiranës duke vendosur një rekord të ri personal. Gega e mbylli gjysmë-maratonën me kohën 70 min e 58 sekonda, duke e përmirësuar me 40 sekonda rekordin që po vetë kishte vendosur:

“Nuk di të them a ka kënaqësi më të bukur dhe emocion më të madh të garosh në vendin tënd. Gjithë rrugës ka njerëz që brohorasin. Unë sot kam thyer një rekord të ri kombëtar në gjysmë-maratonë. Nuk është se u përgatita por e pash që ishte e mundur dhe provova ta arrija. Vazhdoj të jem në top formë dhe këtë vit do ta mbaj mend gjatë”, ishin fjalët e Luiza Gegës në prononcimin e saj për “Oversport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb