Luiza Gega i dhuroi medaljen e artë Shqipërisë në garën e 300 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare ‘Oran2022’.

Në një reagim në ‘Facebook’, presidenti Ilir Meta ka uruar sportisten për fitoren.

“Luiza Gega i dhuron Shqipërisë një tjetër Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare. Shumë urime dhe respekt për Kampionen tonë të Atletikës!”, shkruan Meta në Facebook.

Kjo është medalja e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare.

 

Luiza Gega

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb