Atletja shqiptare Luiza Gega ka deklaruar në një intervistë televizive së fundmi se ka kaluar një gjendje depresive kur ka qenë në Kenia.

“Ka qenë në fakt një periudhë edhe depresive, që mu desh të kaloja për 4 muaj në një vend të huaj të pasigurt sic është Kenia”, tha ajo.

Pikërisht në këtë vend, ajo ka treguar se ka pasur dhe një rast kur dikush ka tentuar t’i futet në dhomë, por atë natë ajo nuk ka qenë aty.

“Tentativë që futen për të vjedhur në dhomë, ka qenë histori në pandemi, ne jetonim në një qendër në Kenia, trajneri kishte dhomën e tij unë timen. Unë atë natë do rrija te vajzat nga Ukraina ise kishin një shtëpi të madhe e ai e kishte dëgjuar zhurmë e më shkruan ke ardhur sonte? I them jo, e aty e kupton që dikush po tenton. Kishte qenë roja që ne na ruante qendrën”.

E pyetur për momentin më të sikletshëm ajo ka treguar se si tip është e nxituar dhe ka dërguar një bisedë me screen shot, pikërisht bashkëbiseduesit, që nuk duhej t’ja conte.

“Pjesa kur i bë dhe screen shot bisedës dhe ti do tja cosh po ia con…nuk ka, ku e ke mendjen o goc? Unë jam shumë natyrë e axhituar, jam personi që nuk më mban vendi e nuk i mendoj gjërat dy herë”, tha ajo në intervistën për emisionin “Glamour Zone”.

E pyetur a i ka dërguar ndonje mesazh personit të gabuar ndonjëherë, ajo tha:

“Më ndodh shpesh dhe me mesazhet që shkruaj nga nxitimi tentoj ti hap derën makinës së tjetrit, më ka ndodhur në disa raste dhe është shumë e sikletshme”.

Kampione e Europës, Gega ka rrëfyer se në aspektin e jetës personale, nuk ka një pozicion të qartë se ku ndodhet.

Pyetjes nëse është në një lidhje, ajo iu përgjigj: Ëmm…si e do po jo? Edhe kshu edhe kshu nuk është se kam as po as jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: