Kampionja Luiza Gega sfidon koronavirusin, duke vijuar rrugën e saj të karrierës pa u shqetësuar.

Në një mesazh në ‘Facebook’, atletja shqiptare thekson se sot ka shkuar në Kenia për t’u përgatitur për Lojërat Ilimpike Tokyo 2020.

Mesazhi i Luiza Gegës:

E kush do ta mendonte qe bota ne nje kohe kaq te shkurter do te perballej me nje situate te tille duke ju “ngrire” objektivat qe shume persona lodhen per to cdo dite.
Por sigurisht qe shendeti eshte gjeja me kryesore per kedo dhe cfare me shume se per te ja vlen te sakrifikosh.
Personalisht vendosa te mundohem ti bej te dyja ne menyren me te mire qe kam mundesi ne keto momente pasi e gjithe lodhja qe kam bere cdo dite rrezikonte te ngrinte po ashtu.
Ky vit eshte viti me i rendesishem i sportit ne bote pasi jane Lojrat Olimpike Tokyo 2020.
Kisha programuar nje faze te dyte pergatitore ne Kenia dhe vendosa mos ta anulloj edhe perse cdo gje ishte ne fije te perit pasi cdo dite qe kalonte vendet bllokonin fluturimet, dhe sot pikerisht sapo arrita edhe Kenia i bllokoj.
Gjithsesi per mua eshte nje vend i sigurt pasi nuk kam kontakte me njerez, e gjithe dita eshte: stervitje-ushqim- fjetje dhe kete kam shume vite qe e bej.
Pra eshte nje karantine qe une e bej pothuajse cdo periudhe te vitit, madje dhe pa familjen prane.
A eshte e veshtire?
Sigurisht qe po,por mendoj qe asgje e mire nuk vjen pa sakrifice.
Prandaj sot le te sakrifikojne te gjithe sado pak duke qendruar sa me shume ne shtepi e duke ndihmuar ne shendetin e tyre, familjareve e te gjithe atyre qe i rrethojne e pse jo te shohin dhe anen pozitive te kesaj situate.Personalisht do doja shume te qendroja ne shtepi me familjen pasi eshte nje nga gjerat qe me mungon me se shumti.
Uroj shume qe kjo situate te mbaroje sa me shpej dhe te gjithe ti rikthehen rutines se perditshme ??.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb