Sulmuesi serb, Luka Joviç është rikthyer tek Eintracht Frankfurt në huazim si një tentativë për të rikthyer shkëlqimin.

23-vjeçari i cili deri tani ka dështuar me Real Madrid duket se pas më shumë se 1 viti e gjysmë ku shënoi vetëm 2 gola do të kërkojë shpërthimin e dikurshëm në Gjermani.

32 ndeshje ka luajtur serbi me madrilenët teksa për këtë sezon nuk do të luajë më në Spanjë pasi do të shijojë aventurën e re në Bundesliga me ish-ekipin Eintracht Frankfurt që lufton për një vend në ligat e Europës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb