Luka Modriç nuk dorëzohet, edhe pse me shumë mundësi ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në Kupën e Botës. Mesfushori kroat ka deklaruar se do të luajë edhe në Nations League, lajm i mirë ky për tifozët e 37-vjeçarit.

“Bëmë diçka të mrekullueshme për Kroacinë dhe futbollin kroat. Donim medaljen e artë, ishim shumë pranë. Fatkeqësisht nuk patëm sukses dhe na vjen keq por në fund duhet të jemi të lumtur dhe krenar me atë që kemi bërë dhe si kemi luajtur. Shkojmë në Kroaci si fitues, këtë donim të arrinim. Tani le të kënaqemi.Nations League dhe kualifikueset e Europianit? Ky është plani. Kur arritëm në finalet e Nations League, unë mora pjesë në të dhe do të ishte e pakuptimtë nëse nuk do të luaja der inë fund. Kështuqë, pas finaleve do të shohim por unë dua që të luaj dhe të fitoj Nations League” -Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: