Tashmë mund të quhet vërtet e mbyllur si çështje. Mançester Junajtid ka pranuar ofertën e fundit të Interit për Romelu Lukakun. Pas krisjes me sulmuesin dhe gjobitjen që i bënë “Red Devils”, zikaltërit kanë sulmuar sot dhe kanë çuar ofertën prej 70 milionë eurosh, që do paguhen në dy këste, plus bonuset. Kështu anglezët janë bindur.

Por Interi arrin dhe një fitore morali, pasi mposht Juventusin në luftën për lojtarin, ndonëse bardhezinjtë nuk ofruar kurrë para, por një shkëmbim me Dibalën. Antonio Konte do të ketë më fund sulmuesin e shumëdëshiruar, ndërsa tanimë Marota ka një detyrë tjetër, atë të shitjes së Mauro Ikardit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb