Festa e titullit kampion nuk përfundon në shtëpinë zikaltër, nuk ka ndërmend të ndal festën as Romelu Lukaku, një nga protagonistët kryesorë të këtij triumfi. Në një intervistë për mediat italiane, sulmuesi belg u ndal fillimisht tek raporti special që ka me trajneri Antonio Conte: “Do të luftoja për të deri në vdekje. Nuk e kisha mundësinë të punoja tek Chelsea por gjithnjë mendoja se më të do të përmirësohesha shumë”, u shpreh Lukaku. Ky është një fakt pasi nën drejtimin e Conte, sulmuesi ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë në karrierë, përveç 20 golave dhe 8 asistive, ky ishte një sezon ndryshe pasi u kurorëzua me titull:

Lukaku
Lukaku

“Në karrierë mund të shënosh edhe 500 gola por nëse nuk fiton asgjë gjithçka është e kotë. Ishte bukur të festoja titullin, jam i lumtur për të gjithë intersitët kudo në botë por edhe për skuadrën, për shoqërinë për presidentin. Ky është sezoni im më i bukur në karrierë, shpresoj që të nis një cikël me Inter”, theksoi Lukaku duke zbuluar edhe një detaj në fund në lidhje me mënyrën e stërvitjes me Conte: “Ma tha qartësisht, nëse nuk punon në stërvitje nuk luan”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: