Armando Broja po përjeton një ëndërr të madhe, brenda pak kohësh është kthyer në idhullin e ri të tifozerisë kuqezi dhe në njeriun e momentin tek Southampton. 20-vjeçarit i mjaftuan dy ndeshje si titullar për të treguar vlerat e tij edhe në kampionatin më të fortë në botë, Premier League, dy ndeshje dy gola, asisit, driblime dehëse, thjeshtë një sulmues me shumë klas. Paraqitjet e Brojës kanë bërë jehonë kudo në Evropë, nga Spanja në Itali, të gjithë shkruajnë për sulmuesin e Kombëtares, duke e konsideruar si Lukakun e ri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Chelsea po mendon rikthimin e talentit kuqezi që në merkaton e janarit duke parë dëmtimin e Lukakut dhe Timo Werner, ndërsa tifozët e Southampton kërkojnë që klubi të blejë përfundimisht kartonin e tij. Ndaj Burnley, Broja shënoi një gol tipik të tijin, ndërsa doli nga fusha i dëmtuar për shkak të një shqetësimi në kyçin e këmbës. Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, por këtë të martë, një klauzolë në kontratën e tij të huazimit nuk e lejon të jetë në fushë kundër Chelsea, nuk mundet të sfidojë ekipin që ka në pronësi kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb