“Blloku” që qeveria britanike i bëri Roman Abramovich, pati një efekt domino shumë të madh në radhët e ekipit londinez. Paqartësia për të ardhmen ka bërë që pjesa më e madhe e lojtarëve të mendojnë largimin në fund të sezonit, lista është e gjatë, por më parë duhet pritur që klubi të shitet zyrtarisht pasi për momentin e kanë të ndalur të operojnë në tregun e transferimeve, të kryejnë transaksione në hyrje dhe në dalje.

Chelsea
Chelsea

Blutë janë shumë pranë kalimit në pronësinë e miliarderit Todd Boehly, i cili ka ofruar 5 miliardë euro për blerjen e klubit. Atë që po ndodh me klubin e Chelsea po e ndjekin me interes edhe klubet në Serie A pasi lojtarë si Lukaku, Jorginho, Emerson dhe Broja mund të transferohen në Serie A.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas mediave italiane, Broja te Napoli nuk është thjesht një thashethem por një ide konkrete. Broja pritet të kthehet te Chelsea në fund të sezonit pasi i përfundon huazimi te Southampton dhe Napoli pritet të trokas në dyert e Chelsea me një ofertë zyrtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb