Lukaku i ka thënë mirupafshim Milanos për t’u rikthyer në Londër. Belgu mbaroi vizitat mjekësore dhe tashmë fluturon për në Angli aty ku do të firmosë për Chelsea.

Ai do të jetë një nga transferimet më të shtrenjta të kësaj merkatoje për 115 milione euro.

Interi i rezistoi dy ofertave të para nga Abramovich, por Lukaku kërkoi më pas vetë të transferohet në Londër.

Në fakt ishte Chelsea që e zbuloi si talent Lukakun kur ai luante tek Anderlecht. Më pas blutë nuk besuan më tek belgu dhe e shitën teksa tashmë pas 7 vitesh po e rikthejnë për një shifër të majme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb