Interi e ri është gati ti shërbehet i plotë publikut zikaltër. 2 ndeshje 2 fitore kanë mjaftuar për të vendosur në qendër 2 imazhe të reja, Lukaku dhe Sensi, tani është radha për të parë Interin e plotë. 7 ndeshje në 23 ditë, një kalendar super i ngarkuar dhe i vështirë i cili parashikon sfida kundër Milan, Lazio, Barcelona e Juve, e detyron Antonio Conte të hedh në fushë të gjithë artilerinë e rëndë. Barella, Godin, Sanchez e Lazaro janë 4 imazhet e reja që Conte ka bërë gati, 4 lojtarë të cilët pritet të përforcojnë akoma më shumë një ekip kompakt.

La Gazzeta
La Gazzeta

Duke nisur nga sfida kundër Udinezës të gjithë janë në dispozicion të trajnerit. Grumbullimi me kombëtaret respektive i ka bërë mirë disa lojtarëve si Sanchez dhe Lazaro, sulmuesi kilian u rikthye në fushë pas dy muajsh dhe është gati të luaj dhe kundër ish ekipit të tij, Udinezes. Diedo Godin refuzoi Uruguain për Inter, qendërmbrojtësi pritet të zbres në fushë si titullarë në sfidën e së shtunës. Me Godin të rikuperuar plotësisht, për herë të parë Conte mund të formoj treshen e tij të ëndrrave, Godin, De Vrij dhe Skriniar, një mur i vërtetë përballë Handanovic.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb