Janë orë të nxehta këto në shtëpinë e Interit. Romelu Lukaku po kthehet në një çështje në ambientin zikaltër, me trajnerin Inzaghi dhe drejtuesin kryesor të klubit Beppe Marota, që janë kundër shitjes së tij.

Chelsea nga ana tjetër po ushtron presion, duke ofruar për sulmuesin plot 30 milionë euro. Belgu është shprehur i gatshëm për t’u transferuar për herë të tretë në karrierën e tij në Londër, për të dëshmuar, se ai është një nga më të mirët. Po ashtu, edhe paga që do të përfitojë në kryeqytetin anglez është një arsye më shumë për të pranuar propozimin e bluve.

Ai do të marrë atje dyfishin e asaj që përfiton te Interi, si dhe do të ketë më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve, duke parë se aktualisht, kampionët në fuqi janë londinezët.

Trajneri Inzagi dhe CEO Marota kanë dalë kundër shitjes së belgut pasi janë të vetëdijshëm për pasojat që do të sillte largimi i Lukakut në aspektin teknik. Por vendimi i takon presidentit Zhang dhe aksionerëve të OAK Tree të cilët për hire të vërtetës kanë dhënë ‘’ok’’ për këtë transferim.

Kjo ka çuar në një përçarje dhe midis drejtuesve pasi Inzagit i është premtuar shumë dhe me shitjen e Hakimit, Lukakut dhe Lautaros me shumë mundësi do të humbiste baza e ekipit. Gjithashtu, ‘’Curva Nord’’ iu drejtua selisë së klubit ditën e djeshme me banderola ‘’Mbani premtimet’’.

Për të zëvendësuar Lukakun, Inter i ka hedhur sytë te Vlahoviç, por Fiorentina kërkon shumë për serbin, plot 70 milionë euro. Alternativa e tij është sulmuesi i Atalantës Dvan Zapata. Kolumbiani i përshtatet më së shumti fizikut dhe stilit të lojës së Lukakut, por frika mbetet te mosha e tij 30 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: