Edin Dzeko mund të quhet një lojtar i Interit. Boshnjaku sapo ka mbërritur në Milano dhe pritet të kryejë vizitat mjekësore me klubin e tij të ri, e më pas të nënshkruajë kontratën që do e mbaj të lidhur 2 vite me zikaltrit.

35-vjeçari do të jetë zëvendësuesi i Romelu Lukakut, me belgun që u transferua te Chelsea për shifrën rekord të 115 mln eurove.

Gjithashtu, pas boshnjakut, pritet që në Milano të mbërrijë dhe një sulmues tjetër.

Emrat më të kuotuar janë ato të Joaquin Correa, Duvan Zapata dhe Vlahoviç, me argjentinasin më të favorizuar nga dy të tjerët, pasi është një dëshirë e trajnerit Simone Inzaghi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb