Për Romelu Lukaku nuk kanë mjaftuar elozhet e Ole Gunnar Solskjaer. Pavarësisht vlerësimeve të teknikut të Manchester United, sulmuesi belg nuk ka ndyshuar mendje dhe kërkon vetëm të transferohet tek Inter. Futbollisti ka dalë hapur, ndërsa është stërvitur i diferencuar nga skuadra, e cila vazhdon përgatitjen të turneun australian.

Inter A Londra Per Chiudere Lukaku
Inter A Londra Per Chiudere Lukaku

Kjo lëvizje favorizon klubin zikaltër, që gjithsesi ka vendosur të ndjekë rrugën zyrtare dhe të ulet në bisedime me “Djajtë e Kuq”. Piero Ausilio ndodhet në Londër për të mbyllur marrëveshjen, që sipas mediave italiane vazhdon të jetë e vështirë. Shkak janë termat financiarë. Oferta e Interit nuk ndryshon: 70 milion euro për t’u paguar në tre këste. Kjo ofertë është larg pretendimeve të Manchester United, që kërkon menjëherë 83 milion euro.

Lukaku Ha Scelto Linter
Lukaku Ha Scelto Linter

Drejtori sportiv interist shpreson të gjejë një rrugë të mesme për t’i bërë dhuratën e madhe trajnerit Antonio Conte, që kërkon të ketë në dispozicion sa më shpejt të gjithë futbollistët për sezonin e ardhshëm. Mes tyre edhe Edin Dzeko. Tratativat me Romën kanë avanacuar, por palët janë ende të ndara sa i përket vlerës së sulmuesit. Klubi roman kërkon 18-të, ndërsa Inter është gati të paguajë 12 milion euro. Edhe për këtë rast marrëveshja mund të arrihet mbi bazën e 15 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb