Nuk do të ketë blerje të mëdha për Inter në merkaton e dimrit. Pavarësisht emrave që prej javës qarkullojnë në mediat italiane, klubi zikalër e ka të pamundur të shpenzojë në këtë dritare të tregut të trasferimeve. Por për t’i dhënë një tjetër alternativë në sulm Antonio Conte, zgjidhja vjen nga Kina. Bëhet fjalë për Eder, një njohje e vjetër për interistët që prej katër sezonesh luan me Jiangsu Suning, skuadër në pronësi të padronëve kinezë të Interit.

Eder Jiangsu Suning 1605197976 51361
Eder Jiangsu Suning 1605197976 51361

Është e qartë se sulmuesi tashmë në moshën 34-vjeçare nuk entuziazmon tifozët zikaltër, por kjo alternativë është e logjikshme. Inter është i detyruar të ulë kostot dhe as largimi i disa lojtarëve me në krye Kristian Eriksen nuk e bën të mundur që klubi të shpenzojë në merkato. Po ashtu, Conte e njeh shumë Eder, tek i cili mbështetej në kohën kur ishte trajner i kombëtares së Italisë dhe rikthimi i sulmuesit tek Inter ka bekimin e vetë trajnerit. Ndërkohë, interistët kanë marrë një lajm të mirë nga Romelu Lukaku. Sulmuesi i është nënshtruar testeve mjekësore pas shqetësimeve në ndeshjen e fundit kundër Crotone dhe sipas tyre “gjigandi” belg nuk ka pësuar asnjë dëmtim muskular. Ai do të udhëtojë me skuadrën për transfertën e nesërme kundër Sampdorias, por me shumë mundësi Conte nuk do të rrezikojë duke e hedhur në fushë nga minuta parë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: