Ajo që po ndodh me Romelu Lukaku-n është një nga rastet më të çuditshme që prodhoi ky sezon futbollistik. Sulmuesi belg u largua nga Inter me stofin e lojtarin më të mirë të vitit në Serie A, për tu rikthyer edhe një herë në Londër, te Chelsea, një transferim 100 milionësh, që bëri tifozët blu të ëndërronin për gjëra të mëdha.

Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled
Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled

Ndryshe nga se pritej, Lukaku u zbeh aq shpejt, javë pas javë, sa në fund u kthye në shqetësim, në një blof të madh. Në fund të sezonit, Lukaku pritet të largohet nga Chelsea ndërsa e ardhmja e tij mbetet e gjitha për tu përcaktues:

Lukaku
Lukaku

“Është e vështirë të flas për atë që po ndodh me Lukakun, por në numra mbetet sërish sulmuesi më produktiv te Chelsea, në raport me minutat që ka luajtur”, u shpreh agjenti i tij duke hedhur më pas poshtë zërat që flasin për një rikthim të tij në Milano, tek Inter apo te Milan, të gjitha janë thjesht zëra për të.

Lukuu
Lukuu

Sipas mediave italiane nuk përjashtohet as mundësia për tu bashkuar me Conte te Tottenham, por fillimisht duhet kuptuar se çfarë do të vendos tekniku italian për të ardhmen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb