Romelu Lukaku dëshironte me çdo kusht të rikthehej në Milano, bëri çdo gjë që të realizonte këtë objektiv, duke detyruar Chelsea të heq dorë shërbimet e tij. Belgu u rikthye tek Inter me dëshirën e madhe për të kapur sërish majat, të vijonte aty ku e mbylli me zikaltër, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve.

Lukaku nuk arriti kurrë, të paktën deri më tani, të jetë në kushte të mira fizike, vetëm në 4 ndeshje është aktivizuar, më saktë 249 minuta në total. Sapo u kthye në fushë kundër Plzen, Lukaku parkoi sërish në infermieri, së fundmi ka fluturuar në Belgjikë, për të mos humbur Botërorin.

Lukaku
Lukaku

Lukaku në aspektin taktik është shumë i domosdoshëm për Inter, kjo nuk ka asnjë dyshim, por gjendja e tij fizike ka bërë që drejtuesit e Inter të reflektojnë. Lukaku i ka kushtuar Inter deri më tani 12 milionë euro, një shifër e majme vetëm për 4 ndeshje.

La Gazzetta
La Gazzetta

Inter dhe Chelsea kanë një akord për shtyrjen e huazimit edhe për një tjetër vit, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Inter po reflektojnë shumë mbi këtë pjesë. Gjendja e Lukakut do të vlerësohet në vijim, për të vendosur më pas nëse do të aktivizojnë të drejtën për të shtyrë huazimin edhe për një tjetër vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: