Ndryshimet në bankinën zikaltër pritet të kenë ndikim edhe në fushën e lojës, por më parë është për ti dizajnuar merkato e verës. Ende pa nisur mirë aventurën e tij në krye të Inter, Simone Inzaghi mund të humbas dy elemente të rëndësishëm në periudhën Conte, Hakimi dhe Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas po tundohet gjithnjë e më shumë nga ideja për të vijuar karrierën në Spanjë, aty ku Atletico Madrid ka gati shumë e duhur për të bindur zikaltërit. Diego Simeone ka shtyrë drejtuesit e klubit të paraqesin një ofertë prej 80 milion euro, shifër kjo që mund të zgjidhte përfundimisht problemet e Inter. Me Inzaghi në stol e vetmja gjë që nuk ndryshon është roli i Romelu Lukaku në formacion, belgu mbetet pikë referimi madje po përpiqet të ndihmojë klubin edhe në merakto.

Voorzitter Lyon Wil Niet Meewerken Aan Winters Vertrek Depay Hij Blijft Bij Ons
Voorzitter Lyon Wil Niet Meewerken Aan Winters Vertrek Depay Hij Blijft Bij Ons

Big Rom ka kontaktuar së fundmi me mikun e tij Memphis Depay për të bindur holandezin të transferohet në Milano. Sulmuesi i Lion është në skadencë të kontratës dhe përfaqëson një okazion të vërtetë për Inter. Me largimin e Hakimi e Martinez dhe me ardhjen e Depay, Inter do të përmirësonte buxhetin madje do të kishte edhe një shumë të konsiderueshme në dispozicion për të investuar sërish në merkaton në hyrje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: