Sipas të gjitha mediave, Lukaku me gjasë do të largohet këtë merkato në drejtim të Chelseat.

Menjëherë sapo të hipotekohet marrëveshja prej 130 milionë eurosh, Interi do të hidhet në sulm për zëvendësuesin tij.

Emrat që po përfliten së fundmi janë shumë, duke nisur nga Duvan Zapata e përfunduar te talenti serb Vlahovic, por orët e fundit, në horizont ka dalë një alternativë e re.

Bëhet fjalë për Andrea Belottin. Sulmuesi mund të vinte në Milano për një ofertë prej 30 milionë eurosh, po aq sa Torino kërkon nga Zenit Shën Petësburg, që prej kohësh është në gjurmët e lojtarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: