Romelu Lukaku pavarësisht se nuk shënoi ishte një nga lojtarët më të mirë të Belgjikës në fitoren kundër Brazilit që u mundësoi atyre kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit.

Pas ndeshjes sulmuesi u shpreh se e njihte mjaft mirë sistemin me të cilin Belgjika luajti ndaj ‘seleçaos’, madje sipas tij ai ndihmoi edhe dy shokët e skuadrës, Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne.

“Unë kam luajtur me këtë sistem që luan Belgjika shumë shpesh te Everton dhe e dija se çfarë duhet të bëja saktësisht. Gjithashtu kam ndihmuar Hazard dhe De Bruyne, duke i shpjeguar mënyrën sesi duhet të qëndronin në fushën e lojës.

Mjaftoi shpjegimi vetëm një herë, puna u bë në mënyrë perfekte dhe ne e merituam kalimin më tej. Unë përpiqem që të tjerët të luajnë më mirë. Jam i zënë duke u angazhuar me skuadrën time, duke e ndihmuar atë nëpërmjet golave dhe asisteve”, ka thënë Lukaku për “Sporza”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb