Ish ministri i Kulturës së Bjellorusisë, pjesë e opozitës vendase, Pavel Latushka, ka deklaruar se Alexander Lukashenko është një gënjeshtar të cilit nuk duhet t’i besohet dhe padyshim një pjesë e luftës në Ukrainë.

Ai tha se Lukashenko ishte një vrasës dhe një kriminel lufte, referuar rolit të tij në pushtimin e Ukrainës. Latushka pohoi se presidenti i Bjellorusisë kishte lejuar që rusët të përdorin Bjellorusinë si një platformë nisjeje nga e cila mund të avancojnë në kryeqytetin ukrainas të Kievit, si dhe të lëshojnë raketa në zonën e konfliktit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse Perëndimi mund t’u besonte pretendimeve të Lukashenko se ai nuk do të niste një ofensivë, Latushka ishte shpërfillës.

“Ai po gënjen. Ai gënjen sepse Lukashenko është një bashkë-agresor në luftën kundër Ukrainës. Ai propozoi territorin e Bjellorusisë, të gjithë infrastrukturën ushtarake, aeroportet, mbështetjen, hekurudhat, gjithashtu autostradat, për të mbështetur pushtimin rus kundër Ukrainës. Dhe ai gënjen kur thotë se ishte për paqe dhe se ai është ende për paqe.

Ai nuk është ndërmjetës, siç pretendon, ai është pjesë e asaj lufte. Nëse ju, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, propozoni territor për pushtim, do të thotë se jeni bashkë-agresor. Lukashenko është një vrasës dhe një kriminel lufte”, është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb