Aleksanëdr Lukashenko është betuar për herë të 6-të si President i Bjellorusisë.

I cilësuar si ‘diktatori’ i fundit në Europë, Lukashenko ka 26 vite në pushtet dhe për herë të parë pushteti i tij po lëkundet nga protestat masive që kanë shpërthyer në një vend si Bjellorusia që vjen nga ish-blloku Sovjetik, i drejtuar qysh atëhere nga regjimi i egër komunist.

Lukashenko është betuar në një ceremoni të fshehtë dhe pa asnjë njoftim. Vetëm media e shtetit bën me dije se ai u betua sot pasi fitoi zgjedhjet e 9 gushtit.

Fillimisht u pretendua se i fitoi me 80% të votave, por opozita e bashkuar më pas nga mijëra qytetarë u derdh në shesh për shkak se akuzonte Presidentin bjellorus për manipulim të rezultatit.
SHBA dhe BE janë bashkuar për të vendosur sanksione ndërkohë që Lukashenko me mbështetjen e Rusisë ka paralajmëruar reciprocitet teksa brenda për brenda ka arrestuar qindra protestuar dhe dëbuar disa prej figurave kryesore të opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb