Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka deklaruar së fundmi se vendi i tij është i gatshëm t’i ofrojë më shumë mbështetje Rusisë në konfliktin e saj me Ukrainën.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite shtetërore në Zimbabve, ndërsa nuk përmendi se çfarë lloj ndihme do të ofronte për vendin e tij mik.

Në një moment që nuk ka furnizuar ende asnjë ushtar për konfliktin, Bjellorusia e ka lejuar Rusinë ta përdorë territorin e saj si pikënisje për ushtarët e presidentit Putin.

Megjithatë trupat e të dy vendeve fqinje janë aktualisht duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake prej disa kohësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: