BJELLORUSI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko ka pranuar se pushteti i tij prej 16 vitesh ndoshta është pak i gjatë, edhe i tepruar.
Prej 1 dekadë e gjysmë Luakshenko ka pasur fuqi thuajse absolute në Bjellorusi duke qenë President.

Por Lukashenko nuk mendon për dorëheqje. Ai thotë se momentalisht në këtë moment të vështirë për Bjellorusinë, është i vetmi që mund ta mbrojë vendin e tij.
”Mbase kam qëndruar më shumë se ç’duhet. Por jam i vetmi që mund të mbroj vendin tim tani për tani”- tha Lukashenko.

Dhe duket se ai po bën përpjekje për të qëndruar ende, pasi Perëndimit po i përgjigjet me reciprocitet, kurse sytë tashmë i ka vetëm nga Rusia. Po ashtu që prej gushtit Bjellorusia është përfshirë nga protesta kundër Lukashenkos teksa vetë Presidenti po i shtyp ato me arrestime, dhunë e dëbime të figurave opozitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb