Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ai dhe homologu bjellorus, Alexander Lukashenko do të diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak dhe ekonomik mes vendeve.

Ai vuri në dukje se Bjellorusia ka ruajtur asetet industriale të epokës sovjetike, të cilat ai tha se do të ofronin mundësi të mira për t’u bashkuar me programet e prodhimit.

“Duke bashkuar përpjekjet tona ne do të krijojmë sinergji”, tha presidenti rus, ndërsa shtoi se kjo mund të jetë shumë efikase në disa sektorë dhe të sjellë rezultate të mira si për Bjellorusinë ashtu edhe për Rusinë.”

Rusia e përdori Bjellorusinë si një pikë nisje për pushtimin e saj fillestar të Ukrainës dhe të dy vendet kanë ruajtur gjithnjë marrëdhëniet e mira mes tyre, por megjithatë Bjellorusia ka refuzuar të dërgojë trupat e saj në konflikt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: