Rreth 100 persona janë arrestuar në Bjellorusi  pas të shtënave që lanë të vdekur një mbështetës të opozitës dhe një oficer sigurie.

Qendra për të drejtat e njeriut Viasna tha se arrestimet u bënë në kryeqytet, Minsk dhe shtatë qytete të tjera dhe duket se ishin të lidhura me komentet e bëra në mediat sociale në lidhje me incidentin.

Ajo tha se të arrestuarit përballen me akuza për fyerje të zyrtarëve qeveritarë dhe nxitje të “armiqësisë shoqërore”, të cilat dënojnë deri në 12 vjet burg.

Autoritetet bjelloruse raportuan incidentin të martën në mbrëmje, duke pretenduar se “një kriminel veçanërisht i rrezikshëm” hapi zjarr ndaj oficerëve të sigurisë pasi ata u paraqitën në apartamentin e tij duke kërkuar “individë të përfshirë në aktivitete terroriste”.

Autoritetet thanë se një nga oficerët e shërbimit të sigurisë shtetërore të Bjellorusisë, ose KGB, u vra dhe autori u vra nga pwrplasjet.

Lukashenko të premten mbajti një minutë heshtje gjatë një takimi me zyrtarët e administratës presidenciale në nder të oficerit të vdekur të KGB -së dhe tha se “nuk do ta falë vdekjen e këtij djali”.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb