Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka vizituar një bazë ushtarake ku janë vendosur trupat ruse në vendin e tij, tha ditën e sotme ministria e mbrojtjes.

Gjatë takimit, Lukashenko dhe një përfaqësues i paidentifikuar nga ushtria ruse diskutuan stërvitjet e përbashkëta ushtarake të dy vendeve.

“Në këtë fazë, njësitë e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme për të kryer detyrat sipas synimit,” tha përfaqësuesi.

Bjellorusia, e cila është aleate e ngushtë me Moskën, tha të enjten se do të marrë më shumë armë dhe pajisje nga Rusia ndërsa të dyja forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak , duke nxitur frikën se ajo mund të përdoret si një stacion për të sulmuar Ukrainën nga veriu.

Minsk ka thënë se nuk do të hyjë në luftën në Ukrainë, por Rusia e përdori Bjellorusinë si pikënisje për pushtimin e saj të 24 shkurtit dhe vazhdon të përdorë hapësirën ajrore bjelloruse për sulme me dronë dhe raketa, thotë Kievi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: