Luke Perry është djegur dhe hiri i tij do të shpërndahet në fermën e tij në Vanleer, në Tennessee, vendi që ai donte më shumë dhe ku jetoi për 20 vjet.
Pasi vdiq në moshën 52 vjeçare, për shkak të një trompoze në tru, aktori ka zgjedhur ritin e djegies e trupit, sipas asaj që shkruan Tmz.

Në fermën që e kishte blerë në 1995 falë sukseseve të tij në filma, e fejuara Wendy dhe fëmijët Jack dhe Sophia do t’i japin lamtumirën.

Duket që ish ylli i Beverly Hills 90210 nuk e pëlqente mondanitetin dhe festimet e mëdha. Për këtë arsye funerali i tij do të jetë shumë i rezervuar vetëm për miqtë dhe të afërmit. Perry kishte vendosur të martohej këtë verë me Wendy.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb