NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 kg lule lakër
4 kokrra vezë
150-200 gr djathë të verdhë
2 lgj gjalpë ose 2 lgj vaj ulliri
1 gotë qumësht
1 lgj galetë
Përgatitja
Vendosim në një tenxhere ujë të vlojë dhe sapo të fillojë vlimi shtojmë lulelakrën të ndarë në lule. E lemë për rreth 5 minuta të ziejë, e kullojmë më pas dhe e vendosim në një tavë.

Rrahim vezët me pak qumësht dhe i shtojmë mbi lulelaker. Shtojmë dhe yndyrën dhe në fund djathë të verdhë të grirë në rende dhe pak galetë. E vendosim suflenë me lulelakër në furrë në temperaturën 180 gradë për 15 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb