Lule në kujtim të viktimave të avionit të rrëzuar në Indonezi. Familjarët e viktimave kanë bërë homazhe në nder të të dashurve të tyre. Avioni i Sriëijaya Airlines u rrëzua pak pas ngritjes në Indonezi më 9 janar, ku udhëtonin 50 udhëtarë dhe 12 persona të ekuipazhit.

Aktiviteti u organizua nga Agjencia Kombëtare për Shpëtim dhe Kërkim (BASARNAS), ndërsa atje morën pjesë kreu i BASARNAS Bagus Puruhito dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme si dhe të afërmit e viktimave.

Zyrtarët dhe të afërmit e viktimave u lutën dhe hodhën lule në vendin ku u rrëzua avioni, mes ishujve Laki dhe Lancang në ujërat veriore të kryeqytetit Xhakarta. Ministri i Transportit, Budi Karya Sumadi, në një deklaratë më parë tha se kanë përfunduar aktivitetet e kërkimit të pjesëve të avionit dhe kufomave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: