ITALI-Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic i kanë thënë ‘po’ njëri-tjetrit në Sallën e Stuucchi të Ca’ Farsetti, në Venecia.

Pas ceremonisë në bashkinë e qytetit, futbollisti i kombëtares gjermane dhe tenistja serbe janë drejtuar në Aman Canal Grande Venice Resort (në hotelin me shtatë yje, i zgjedhur më parë edhe nga cifti George Clooney dhe Amal Alamuddin në 2014 për dasmën e tyre) ku ishte organizuar mbrëmja me 120 të ftuar.

Martesa e organizuar mendohet se ka kushtuar 1 milion euro. Të gjithë të ftuarit kanë ardhur në Venezia me një avion privat të nisur nga aeroporti i Mynihut.

Mes më të famshmëve ishin kampioni i tenisit Andy Murray, tenistja gjermane Angelique Kerber, shokët e kombëtares të dhëndrit Thomas Muller dhe Lukas Podolski. Cifti u njoh para një viti në Us Open të New York dhe që nga ai moment nuk u ndanë më nga njëri-tjetrin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb