Nga: ZONJA VJOLLCA*
4 lgj uthull balsamike
1 lç mjaltë
Luleshtrydhe
Rukola
50 gr djathë parmixhano
150 gr proshutë e thatë
Piper i zi

Në një tigan të vogël ziejmë uthullën me mjaltin derisa mjalti të shkrijë. E lemë të ftohet për pak minuta dhe ndërkohë me kujdes lajmë luleshtrydhet, i thajmë me letër kuzhine dhe i presim në gjysma ose në ¼ në varësi të madhësisë. Pastrojmë rukolën dhe e përziejmë me luleshtrydhet. Presim djathin në feta të holla me qëruesen e patates dhe pasi ta kemi shtruar në një pjatancë rukolën me luleshtrydhet shtojmë dhe proshutën, e mbulojmë me fetat e djathit parmixhano dhe në fund e spërkasim me uthullën balsamike me mjaltë dhe me pak piper të zi.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: