Të bukura për të parë, të shkëlqyera për të ngrënë dhe të mira për shëndetin e bukurinë: luleshtrydhet janë ëmbëlsia më e lumtur e pranverës.
6sh

Forma e tyre si zemër dhe ngjyra e gjallë kënaqin syrin dhe nxisin nepsin.; edhe pse kanë një shije të ëmbël luleshtrydhet përmbajnë pak kalori dhe janë me të vërtetë ideale për një dietë dobësimi.
Ato janë të pasura me cilësi të shëndetshme dhe përdoren edhe në kozmetikën e bërë vetë.
5sh

A janë vërtet një frut? – Në fakt jo. Edhe në qoftë se, nga pikëpamja ushqyese, ato konsiderohen një frut, luleshtrydhet në terma strikte botanike janë një tufë lulesh: frutat e vërteta janë në fakt fara që shihen në sipërfaqe. Luleshtrydhet që zakonisht gjejmë janë zakonisht një kryqëzim në mes varieteteve të ndryshme europiane dhe amerikane. Sipas legjendës, luleshtrydhet kanë lindur nga lotët e Venusit, perëndeshë e bukurisë dhe dashurisë, e pikëlluar nga vdekja e Adonis-it të dashur. Lotët, duke rënë në tokë janë kthyer në zemra të vogla të kuqe, në luleshtrydhe.
2sh
Cilësitë ushqyese – Luleshtrydhja është e pasur me vitaminë C dhe flavonoide, ku pesë luleshtrydhe përmbajnë këtë vitaminë sa një portokall. Këto substanca kanë veti të rëndësishme antioksiduese: luftojnë radikalet e lira dhe plakjen e qelizave. Prandaj ato janë të dobishme si anti-plakje, por gjithashtu për të forcuar sistemin imunitar dhe për të mbrojtur sistemin kardiovaskular. Ata gjithashtu promovojnë prodhimin e kolesterolit “të mirë” dhe stabilizojnë presionin e gjakut. Luleshtrydhe janë shumë të pasura me ujë dhe përmbajnë më pak kalori: 100 gramë fruta sjellin më pak se 30. Në anën tjetër ato janë gjithashtu të dobishme sepse përmbajnë substanca që ndihmojnë në aktivizimin e metabolizmit të yndyrave dhe në sajë të fibrave zvogëlojnë absorbimin e tyre. Ato janë pra ëmbëlsira ideale, me kusht që t’i shijoni ato të përziera me lëng limoni dhe pa shtuar sheqer.
4sh
Si t’i zgjedhim- Rregulli i artë është i vlefshëm për të gjitha frutat: edhe pse tani janë pothuajse gjatë gjithë vitit, respektojmë sezonin .Pjekuria e tyre zakonisht arrin në fund të prillit dhe fillim të majit. Ne zgjedhim luleshtrydhe të pjekura, me një pamje të fortë dhe pa njolla. Megjithatë, le të mos mashtrohemi nga ngjyra intensive dhe madhësia e frutave: ka varietete shumë të shijshme, madje edhe të vogla dhe me ngjyra më të gjalla. Në veçanti, luleshtrydhet e egra janë të vogla dhe të shijshme: jo rastësisht ato janë një nga varietetet më të çmuara. Kur i sjellim luleshtrydhet tona në shtëpi, i heqim menjëherë nga ena e plastikës ku ndodhen dhe i vendosim në një enë tjetër butësisht pa i mbivendosur ato. Eliminojmë menjëherë frytet e dëmtuara ose përkeqësuar dhe mos harroni të konsumojmë ato brenda dy ditëve të blerjes. Ato nuk duhet të lahen derisa t’i vendosim në tavolinë.
kryesorelulesh-696x466
Për lëkurën – Luleshtrydhet jo vetëm janë të mira për të ngrënë , por janë të përdorura edhe për kozmetikën e bërë vetë. Mund të përdoren për një scrub natyral, i përshtatur për fytyrën. Mjaftojnë dy luleshtrydhe të shtypura, disa lugë miell orizi dhe pak ujë për të krijuar një masë për ta vendosur në fytyrë për pak minuta dhe më pas e shpëlani me ujë. Ose mund ti prisni në feta të holla dhe ti vendosni në fytyrë./ATSH
1sh

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: