Kryeministri Edi Rama nga Shkodra deklaroi se ata që do të përpiqen të pengojnë zgjedhjet më 30 qershor, do të shkojnë në burg.

Rama shtoi se nuk beson se ka aq budallenj, sa të pengojnë zgjedhjet, se kështu do Basha dhe Monika Kryemadhi.

“Ligji është aty, shkruar e zeza mbi të bardhë. Kush pengon zgjedhjet, mund të shkojë në burg deri në 7 vjet.

Nuk besoj se ka budallenj që të shkojnë në burg se kështu do Luli dhe Monika. Prandaj, mos kini merak. Më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhë. Askush nuk do të pengojë zgjedhjet. S’ka shans të marrin peng procesin zgjedhor”, tha Rama.

Edi Rama u shpreh me ironi se të nesërmen e 30 qershorit, të gjithë do të çohen nga gjumi, ndërsa Luli do të jetë akoma duke fjetur.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb