Kryeministri Edi Rama, nuk e ka kursyer sarkazmën dhe ironinë në një takim elektoral në Lezhë.

Me nota ironie, ai tha se lideri demokrat, Lulzim Basha, është një dhëndër imagjinar, ndërsa shton se shkesi janë Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

“Thuaj Sali, Monika dhe Ilir dhe i ke thënë të tëra thotë kënga popullore. Por nuk janë tre, sepse vjen Nard Ndoka, Idrizi, Mediu, me këta do të bëni Shqipërinë e fëmijëve tanë. Por ku thonë që na votoni ne që të rrinë shqiptarët. Është e qartë që Luli është dhëndri që ka nisur se do bëhet i dasmë, me shpresën që ta hajë kush ta hajë. Nusja që kërkohet është Shqipëria, nuk kërkohet për Lulin sepse është si Gjinua, por kërkohet për shkesët, për Ilirin, Saliun dhe Monikën. Ai është për të krijuar idenë që një dasmën do të ndodhë, djali është i mirë, por gjumi i tepërt i ka dëmtuar zonën që njeriu mendon, e krijon vatra infeksioni, por vetë rri lart në makinë dhe thotë dua nuse, e dasmorët poshtë bëhen përshesh. Këta po vazhduan kështu, larg qoftë, s’ia uroj askujt, por mitingun e mbylljes do e bëjnë tek Shefqet Ndroqi. Këta aq kanë, dy gishta dhe Rama ik. Ndërsa ne jemi për të përzënë COVID-in”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: