SARANDË

Të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë kanë ndërmarrë një aktivitet në nder të viktimave nga COVID-19 në vend që prej marsit.

Ata kanë vendosur në kujtim të tyre në një nga lulishtet kryesore të qytetit, tek sinagoga 700 flamuj të cilët simbolizojnë nga një jetë të humbur në betejën me COVID-19. Deputeti socialist i pranishëm në këtë aktivitet bëri apel për respektimin e masave dhe për të qenë solidarë në këto kohë të vështira.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Secili duhet të mbajë distancën, të mbajë maskën, secili duhet të jetë vigjilent për të evidentuar dikë që mund të ketë simptomat e kësaj sëmundje e cila ka pushtuar të gjithë botën. Ne duhet të vazhdojmë jetën, duhet të ndërtojmë jetën në këto kushte. Duhet të përshtatim çdo gjë në mënyrë që numri i këtyre flamujve të mos rritet në gjithë vendin. Shifrat kanë ardhur në rritje, kanë qenë shqetësuese, nuk ka asgjë për t’u trembur nëse ne do të dimë të reagojmë ashtu si në mars. Të jemi të kujdesshëm në këtë periudhë të vështirë ku shteti është në këmbë por duhet dhe qytetari në këmbë. Le të festojmë në shtëpitë tona, le të kujdesemi për të afërmit tanë, për më të moshuarit, të jemi solidarë, në vëmendje të kujtdo që ka nevojë për një dorë të shtrirë”, deklaroi Hyseni.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb